Fyeu në skenë Erdoganin, ja sa dënohet aktorja e njohur turke

Aktores së njohur turke, Zuhal Olcay, Gjykata Supreme e Apelit në Turqi i dha dënimin prej 11 muajsh e 20 ditë burg. Ajo u akuzua se ka ofenduar Presidentin Rexhep Taip Erdogan. Sipas hetimeve, Olcay, më 5 gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan. Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg por implementimi i vendimit shtyhej. Në lidhje me këtë veprim, vetë këngëtarja ka deklaruar se se “ishte një veprim impulsiv”. Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980.