Ermal Mamaqi ngre dyshimet për një film me “THE SHBLSH”

Pas suksesit të “Dy gisht mjaltë”, mesa duket Ermal Mamaqi po mendon të sjellë një tjetër film në kinema. Ajo ka postuar një foto me grupin “THE SHBLSH” dhe krahas fotos shkruan:

“Po sikur të vijë një film me këta tre çunat? A thua se do kishe shkuar në kinema për ta parë?” “THE SHBLSH”ishte grupi i formuar në “Portokalli” në Top Channel, me Gent Zenelajn, Juli Dedën dhe Ermal Mamaqin. Asokohe, treshja ishin shumë të dashur për publikun dhe numrat e tyre ndër të preferuarit në spektaklin e humorit.

Edhe pse raportet mes Julit dhe Gentit janë ftohur, mesa duket Ermali ka vendosur t`i bashkojë.