Boçi: Opozita nuk i ka dorëzuar “armët”

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, në ”A2 Cnn”, theksoi se opozita nuk është tërhequr aspak nga synimi i saj, pavarësisht 30 qershorit. Boçi tha se synimi kryesor i opozitës vazhdon të jetë largimi i Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme. ”Nuk mund të eklipsohet fakti i forcës së opozitës në realizimin e një aventure politike, siç ishte 30 qershori, i cili nuk ishte proces zgjedhor, por votues. Të mos ketë iluzione, nuk i kemi dorëzuar armët. Opozita është këtu, është në betejë, opozita është në luftën e saj që vazhdon në forma të tjera. Nuk kemi dorëzuar as më të voglën armë dhe vazhdojmë betejën tonë me synimin kryesor: largimi i Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme”.