Ambasada amerikane: Shihni si reforma në drejtësi do të sigurojë çdokënd para ligji

Ambasada amerikane ne nje postim te bere ne faqen zyrtare ne Facebook ka kujtuar miratimin e reformes ne drejtesi te bere tre vite me pare.

Ne nje video te shkurter, ajo fton qytetaret qe te shohin dhe te kuptojne sesi kjo reforme do te siguroje qe te gjithe te jene te barabarte para ligjit.

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit“, shkruhet ne kete postim.