3 vjet nga reforma kushtetuese, organet e reja jo funksionale

Konsensusi për të miratuar ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi, u gjet më 21 korrik të 2016, në prag të mesnatës dhe u miratua me numër maksimal votash, në minutat e para të 22 korrikut nga të gjithë anëtarët e parlamentit dhe nën gëzimin e fortë të ambasadorëve të BE dhe SHBA, Romana Vlahurin dhe Donald Lu. Çfarë pasoi ishte një mungesë e theksuar konsensusi për ligjet e drejtësisë që do të zbatonin reformën kushtetuese. Vetëm ligji i Strukturës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gëzon dhe vota e opozitës. Sot tre vite më pas, vendi ende nuk i ka funksionale organet e reja të drejtësisë, ndërsa dy gjykatat kryesore Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë dalë jashtë funksionit për shkak të seleksionimit nga Vetting-u të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem.