28-vjeçari vret një grua, e shtyn para shinave të trenit

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Duisburgu të Gjermanisë. Një 28-vjeçar serb me prejardhje nga Kosova, ka shtyrë para trenit një grua, duke sjellë vdekjen tragjike të saj.

Para shtyrjes nuk ka pasur asnjë konflikt në mes tyre, thonë hetuesit nga prokuroria përgjegjëse.

Autori njihet për hetuesit si person problematik, pasi ai ka sharë dhe sulmuar pa shkas shpeshherë njerëzit në fshatin ku jeton, shkruan albinfo.ch. Madje banorët e terrorizuar e kanë kallëzuar në Polici.

Në mbrëmjen e të shtunës, bashkëshorti i Anja N., ka postuar një njoftim në rrjetet sociale, duke lajmëruar për vdekjen e gruas.

“Sot është vrarë gruaja ime. Ajo është shtyrë para një treni, nga një i panjohur, pa asnjë shkas”.

Çifti ishte martuar në verën  e vitit 2018 ndërsa viktima është nëna e një vajze 13 vjeçe.