Video hot, Ilda Bejleri: Babi s’më foli tre ditë

E mbani mend spotin e nxehtë të Ilda Bejlerit për “Digitalb” fill pas premierës se filmit “50 Shades Darker”? Moderatorja e sportit jo vetëm që tejkaloi imagjinatën e fansave, por arriti që të thyente të gjitha paragjykimet si një profesioniste e vërtetë. E ftuar në “E Diell” për 15 vjetorin e “Digitalb” Ilda tregoi sesi reagoi babi kur pa spotin. “Ka qenë pjesa më e vështirë për t`ia thënë babit” rrëfen Ilda. Ka pasur dhe një ndihmë nga ana e vëllait tim meqë është artist kur po diskutonim për reklamën nëse do guxoja ose jo. Aty kuptova se një artist mund të guxojë dhe nuk ka asnjë problem” kujton Ilda.