Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pohoi përfundimin e koalicionit qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se Ramush Haradinaj nuk e kishte njoftuar më përpara dhe nuk ishte konsultuar për dorëheqjen si kryeministër i vendit. Ai tha se për këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Tashmë zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen ato”, deklaroi Veseli. Në konferencën për shtyp, Veseli komentoi dhe ftesat e fundit të Gjykatës Speciale të ngritur në Hagë për krimet e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Besimi ynë në pastertinë e ushtrisë çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, dhe do të dalë faqebardhë edhe ndaj kësaj sfide”, vijoi kreu i Parlamentit kosovar. Gjatë konferencës, Veseli nuk pranoi pyetje nga gazetarët.