Të huajt zgjedhin Shqipërinë

Nis fluksi i turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë dhe emigrantëve që kthehen për pushimet e verës në vendlindje. Ditën e sotme pritet që në Durrës të zbarkojnë nga Italia 4780 udhëtarë dhe 1200 mjete me 3 tragete. Paraditen e sotme është ankoruar trageti i parë “Rigel II” me 1845 udhëtarë dhe 385 mjete nga Bari. Në mesditë pritet që të ankorohet trageti Azurra me 2150 udhëtarë dhe 420 makina. Pas tyre pritet të vijë trageti Michella që është nisur nga porti i Ankonës me 700 pasagjerë dhe 400 automjete. 70% e udhëtarëve janë të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe 30% janë shqiptarë, që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet. Fluksi pritet që të rritet akoma më shumë në fillim të muajit gusht.