Specialistët: Ligji për alkoolin nuk po zbatohet

Ligji për alkoolin i miratuar 13 vjet më parë ka mangësi dhe nuk po zbatohet. “Duke qenë se ka kaluar një kohë shumë e gjatë dhe ky ligj ka mangësitë e veta për kohën që ka ardhur, ka kaluar koha për të bërë ndryshime ligjore në këtë ligj. Problematika është e tillë që ligji nuk po zbatohet”.

Roland Shuperka është një hartuesit e ligjit të vjetër. Ai thotë se edhe ndryshimet në ligj për mbrojtjen e të miturve të bëra pak muaj më parë kanë probleme në zbatim.

“Duhet të fokusohemi që të jenë më pak të aksesueshëm grupmoshat e reja për të përdorur alkool dhe për të blerë alkool, edhe pse e kemi sot këtë pjesë. Por sot promovimi i pijeve alkoolike bëhet aty ku janë edhe fëmijët, konsumohet alkool edhe aty ku janë fëmijët. Për sa i përket financave, akcizave duhet të koordinohen në të mirë të shëndetit publik dhe të në të mirë të buxhetit të shtetit”.