Sezoni veror në Durrës, Policia-shoferëve: Respektoni sinjalistikën

Në kuadër të sezonit veror, njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës, ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarkut ku shfaqet trafiku më i rënduar.

Valentin Floriri thotë se ndonëse në nivel qarku numri i aksidenteve ka rënë me rreth 40 përqind, përsëri efektivat e policisë rrugore po punojnë me orar të zgjatur she shërbime të përforcuara në rrugët që shërbejnë si destinacion turistik.

Një nga këto akse që ka më shumë trafik të rënduar dhe probleme është aksi Maminas-Gjiri i Lalëzit. Për të shmangur problemet që krijoben rëndom gjatë sezonit, ai ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

“Trafik i renduar shfaqet sidomos gjatë fundjavës edhe në kryqëzimin e e rrugëve në Plepa si dhe rruga Ura e Dajlanit-Plepa. Ne po punojmë që të mos ketë trafik kaq të rënduar”, ka deklaruar Floriri.