Protesta tek Unaza e Re, Balliu: Rama do viktima

Banorët e Unazës së Re u janë rikthyer sërish protestave. Situata sot ishtë e tensionuar, pas pranisë së shtuar të forcave të policisë. Me thirrjet ‘Rama ik’, ata kërkojnë anulimin e projektit, i cili prek dhe dëmton banesat e tyre. I pranishëm në këtë protestë ishte dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e dhunës. “Mos bini pre e dhunës.E drejta për të protestuar është e panegocieshme. I bëj thirrje shefit të komisiariatit nr. 6 të tërheqë policët. Ju jeni në të drejtën tuaj. Rama është ai që kërkon viktima. Qytetarët kanë të drejtën e tyre kushtetuese. Hapini rrugë ambulances”, u shpreh Balliu.