Presidenti Meta: Krenar për karakterin frymëzues të Haradinajt

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti mbrëmjen e kësaj të diele, Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i Shtetit, në një postim në facebook, ka vlerësuar qëndrimin e Haradinajt, të cilin e quan karakter frymëzues. Presidentin Ilir Meta në këtë takim e ka shoqëruar vajza e madhe, Bora Meta.

 

Vetë Haradinaj përmes një postimi në facebook, zbuloi edhe se për çfarë bisedoi me Presidentin Meta. “Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij”, kështu u shpreh dy ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas vendimit të Ramush Haradinajt për dorëheqjen nga posti i Kryeministrit.