Panariti: Haradinaj ruajti dinjitetin e Kosovës

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se Ramush Haradinaj veproi si një burrë shteti. Panariti theksoi se Haradinaj ruajti dinjitetin e shtetit të Kosovës me veprimin e tij. Ai shtoi se Haradinaj është një figurë që duhet nga shqiptarët, për shkak të devotshmërisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të bërë mirë për vendin dhe kombin.

“Haradinaj veproi si burrë shteti. Ai vuri dinjitetin e shtetit mbi veten. Sa di unë, Gjykata e për Krimet e Luftës merret me personat që kanë kryer krime lufte ose dyshohen për krime pas luftës. Kosova ruajti dinjitetin, ruajti staturën e dinjitetit. Në lidhje me taksën, Haradinaj mendoj se ka vepruar drejt. Po ashtu, krjimi i Ushtrisë së Kosovës ishte tjetër hap me rëndësi. Haradinaj ruajti sovranitetin territorial të Kosovës. Kur kam qenë ministër i Jashtëm kam thënë qqë Shqipëria ruan sovranitetin e Kosovës. Procesi i dialogut është mjaft i rëndësishëm. Mendoj dhe besoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur”, tha Panariti.

Edmond Panariti theksoi se Gjykata e Hagës dhe ajo Speciale në Kosovë kanë objekte të ndryshme trajtimi, pasi Specialja trajton krime të pas-luftës.