Morinë, fluks i pazakontë në pikën kufitare

Sezoni turistik është në kulmin e tij. Pika kufitare e Morinit është përballur mëngjesin e së dielës me një fluks të pazakontë, ku në pak orë kanë kaluar 4 mijë mjete dhe 70 autobusë. Shumica e tyre thonë që do të qëndrojë të paktën një javë në vendin tonë. Destinacioni i këtyre qytetarëve, kryesisht kosovarë, është bregdeti shqiptar nga Velipoja deri në Ksamil. Për të shmangur radhët e gjata në kufi policia ka shmangur kontrollet duke operuar me procedurë të përshpejtuar.