Maliqi: Haradinaj ka nevojë për miqësinë tonë

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një postimi në facebook, thotë se Ramush Haradinaj ka nevojë për vlerësimin, miqësinë dhe mirënjohjen tonë. Teksa ka shpërndarë fotot nga takimi i sotëm mes Haradinajt dhe Presidentit Ilir Meta, thotë se:

“Vlerësimi, besnikëria, miqësia, mirënjohja njihet ne dite te vështira. Ramushi ditët më të vështira i kaloj në luftën për çlirimin e Kosoves, këto sfida për herë të 3-të në Hagë janë motivim për liderin e Kosoves për të ecur i sigurt drejt sfidave për një Kosovë në BE. Jemi me Haradinajn moralisht dhe fizikisht”.