I vihet kyçi restoranteve dhe hoteleve, Rama: Zero tolerancë

Sipas qeverisë, vijon aksioni kundër informalitetit në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga bllokimi i disa restoranteve dhe hoteleve që kanë abuzuar me rregullat tatimorë. Kryeministri Edi Rama, i kujton bizneseve se duhet të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor pasi pasojat do të jenë të rënda. “Stop informalitetit. Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese. Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero Tolerancë”.