FNSH tek Astiri, opozita në mbështetje të banorëve (VIDEO)

Banorët e Astritit kanë dalë sërish në protestë në mbrojtje të banesave të tyre. Pranë tyre për t’i mbështetur kanë shkuar edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari dhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu. Në terren kanë zbritur forca të shumta policie, ndërsa pritet edhe ndërhyrja e FNSH-së.

Balliu u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e dhunës. “Mos bini pre e dhunës. E drejta për të protestuar është e panegocieshme. I bëj thirrje shefit të komisiariatit nr. 6 të tërheqë policët. Ju jeni në të drejtën tuaj. Rama është ai që kërkon viktima. Qytetarët kanë të drejtën e tyre kushtetuese. Hapini rrugë ambulances”, u shpreh Balliu.