Është ndarë? Inva Mula poston foton me burrin

Në mediat shqiptare prej ditësh qarkulloi lajmi se Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, Ethem Ramadani, i kishin dhënë fund martesës disavjeçare. Në emisionin “I ftuari” Inva reagoi për herë të parë duke e mohuar një gjë të tillë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”,-është shprehur ajo gjatë intervistës.

Sopranoja u ka dhënë fund përfundimisht këtyre thashethemeve duke postuar një foto me bashkëshortin e saj, ku shfaqen të përqafuar dhe më të lumtur se kurrë.