Zbulohet prapaskena, Icardi ishte pranë gjigantit anglez

E ardhmja e tij është ende në ajër. Bëhet fjalë për Mauro Icardin, me argjentinasin që nuk e ka zgjedhur skuadrën e tij të sezonit të ardhshëm. Argjentinasi ka dalë nga planet e Interit dhe drejtuesit po kërkojnë një skuadër për ta sistemuar. Juventus duket ajo më e interesuar, ndërsa në gjurmët e tij ishte edhe Arsenal.

 

Madje siç pretendon “Sport Mediaset”, anglezët ishin të gatshëm të ofrojnë kartonin e Pierre-Emerick Aubameyang për të bindur Interin për të lënë të lirë Icardin. Do të ishte një kthim në “San Siro” për Aubameyang, i cili e filloi karrierën e tij në akademinë e të rinjve të rivalëve të Interit, Milan.

Gjithashtu, interes ka edhe nga Napoli, por nuk ofron më shumë se 60 milionë euro. Megjithatë, burime të shumta pohojnë se Icardi ka bërë një premtim ndaj Juventusit dhe do ta mbajë të paktën edhe për disa javë, deri sa bardhezinjtë të përpilojnë ofertën e duhur për Interin.