VIDEO/ U ngjit në skenë për të promovuar biznesin e ri, aktori i njohur sulmohet me thikë në mes të publikut

Aktori shumë i njohur nga Hong Kong-u, ylli i filmit “Tom Raider”, Simon Yam, është sulmuar ditën e sotme në mes të skenës.

Ai ndodhej në hapjen e një dyqani të ri në një provincë në jug të Kinës dhe ishte ngjitur në skenë duke folur me të pranishmit, kur një person nga publiku i është afruar, ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur aktorin në bark.

Menjëherë turma është alarmuar dhe të gjithë janë vënë në lëvizje, ndërkohë që kamera ka filmuar gjithçka dhe video e sulmit ndaj aktorit po bën xhiron e rrjetit.

Yam tashmë ndodhet në spital duke u mjekuar për plagët e marra, ndërsa mediat e huaja raportojnë se aktori është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, mbetet ende i pazbuluar motivi i sulmit të personit ndaj aktorit me famë botërore.