Tuz, shqiptarët formojnë administratën dhe strukturat e qeverisjes

Pas zgjedhjeve të 3 marsit, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare zgjodhën kryetarin e ri, Tuzi drejtohet nga vetë shqiptarët duke i dhënë fund pas 63 vitesh, administrimit nga bashkia e Podgoricës.

Në zgjedhje, partitë shqiptare morën pjesë të bashkuara në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”.

Koalicioni fitues “Malsia na bashkon” dhe kryetari i ri Nikë Gjeloshaj, kanë arritur të formojnë administratën, të ndërtojnë strukturat e qeverisjes dhe buxhetin e vitit 2019, duke i hapur rrugë projekteve të para.

Shqiptarët “zot” në shtëpinë e tyre, kërkojnë investime dhe shpresojnë se të mbahen premtimet e dhena në fushatë.

Pasi fituan betejën për të drejtuar Komunën e Tuzit, shqiptarët e Tuzit shpresojnë të vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe besojnë në përmirësimin e situates social ekonomike.