Trajneri i Bayernit u kërkon drejtuesve t’i sjellin “dështakun” e Realit

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac i ka kërkuar klubit që të transferojnë Gareth Bale, i cili nuk bënë pjesë në planet e Real Madridit të Zidane dhe është drejt largimit. Strategu i skuadrës gjermane i pyetur nëse futbollisti uellsian bën pjesë në planet e tij është përgjigjur me një “jo” të zymtë.

 

Kovaç nuk e ka fshehur se ai është një “futbollist shumë i mirë”, por më pas ka shtuar: Ashtu si të gjithë të tjerët. Nuk i di planet e tij për të ardhmen dhe mendoj se mund të luajë edhe për ndonjë klub tjetër, por nuk jam unë ta them se kush do të jetë”, deklaroi Kovaç.

Nëse Bayerni nuk do të arrijë një marrëveshje me City-in për transferimin e Sane, me shumë mundësi do të transferojë një tjetër futbollist klasi, ku nuk përjashtohet as Bale. /R.Lika-Koha Jone/

Image