Shkon të vizitojë të dashurin, gjenden të vdekur në autostradë

Një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez janë gjetur të vdekur në një autostradë. Chynna Noelle Deese, 24 vjeç, dhe Lucas Robertson Foëler, 23-vjeç u gjetën pa jetë në autostradën Alaska Highway në  Liard Hot Springs, British Columbia.

Policia tha se vdekja e tyre është e dyshimtë ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Një Chevrolet blu i vitit 1986 u gjet në vendngjarje.

Policia po përpiqet të zbulojë nëse ishte çifti që po ngiste automjetin. Foëler jetonte në British Columbia dhe e dashura e tij Deese shkoi për ta takuar.

Nëna e Chynna Deese tha se çifti po udhëtonin me furgon përmes Kanadasë për të vizituar parqet kombëtare. Nuk dihet ende sesi ndodhi vrasja e dyfishtë, nëse ishte e qëllimtë apo jo.