Presidenti i Francës, Emmanuel Macron “flet” shqip në rrjetet sociale

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Serbi, ka mbajtur një fjalim në kryeqytetin Beograd, ku ka folur për të ardhem e Kosovës dhe Serbisë dhe marrëdhënien mes tyre.

Mesazhin e tij për dy shtetet fqinje, Macron e ka postuar në rrjete sociale, me mbishkrim në gjuhën shqipe. “Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”

Në konferencën me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, Macron theksoi se paqja midis Serbisë dhe Kosovës duhet të vendoset nga të dyja vendet dhe evropianët, duke përjashtuar influencat e huaja.

Thirrja e Presidentit francez vjen në një kohë kur liderët kosovarë kërkojnë që në bisedimet e paqes të jenë pjesë edhe SHBA.