Një ditë pas dorëheqjes, Haradinaj kalon kohë me familjen

Një ditë pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që të kalojë pak kohë me familjarët. Ka qenë nipi i tij, Luani i cili mban emrin e vëllait të vrarë të Haradinajt, që ka shpërndarë një foto familjare të ish-kryeministrit të Kosovës. Në këtë foto ishin vëllai i vogël i Haradinajt, Frashëri, dhe nëna e tij Nurija. Së shpejti Haradinaj pritet që të largohet drejt Hagës për t’u intervistuar në gjykatën Speciale. Ndërsa Kosova pritet që të hyjë në zgedhje të parakohshme.