Ngjarja me të miturën, drejtoresha mbledhje urgjente

Lajmi se një 8-vjeçare është rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht nga dy të mitur në Arapaj, ka hedhur hije të rëndë mbi fshatin kodrinor. Shtëpitë e të miturve ndodhen rreth e qark shkollës, ku familjet e tyre janë fqinjë dhe fëmijët shokë. Ngjarja është mbajtur në heshtje nga personat që e kanë ditur atë pas denoncimit që nëna e vajzës ka bërë në polici më 4 korrik. Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të ngjarjes dhe përfshirjes së të miturve në të, autoritetet kanë heshtur, ndërsa ka përpjekje për negocim mes palëve për ta mbyllur sa më qetë çështjen. Pas publikimit të ngjarjes, në shkollë është kërkuar një mbledhje urgjente.