Liverpooli bën gati kontratën e jetës për Salah, i ofron 25 milionë euro në sezon

Mohamed Salah mund të marrë një propozim për rinovim kontrate që do ta bëjnë një “faraonë”, duke e ngushëlluar pas eliminimit nga Kupa e Afrikës me Egjiptinin. Sipa “The Sun” klubi i kuq është gati që t’i propozojë një kontratë të re sulmuesit egjiptian, duke i ofruar plotë 25 milionë euro në sezon. Në këtë mënyrë ai do të bëhej futbollisti më i paguar në Premier League duke kaluar emra të kalibrit Kane, Pogba, Sterling apo Aguero.

 

Marrëveshja aktuale mes Salah dhe Liverpool është e vlefshme deri në verën e vitit 2023, por “The Reds” kanë plan ta zgjasin edhe për një vit tjetër, duke përfshirë edhe një klauzolë të lartë për prishjen e kontratës.

Salah u transferua te Liverpooli në verën e 2017-ës dhe në 74 ndeshje në Premier League, ka arritur të shënojë 54 gola, teksa për të kanë shfaqur interes të vazhdueshëm Barcelona dhe Reali i Madridit.