Leonora Jakupi flet për lidhjen e dashurisë (VIDEO)

Ajo është një nga artistet më të kuruara të estradës. Po flasin për Leonora Jakupin, e cila pak ditë më parë ka publikuar këngën e re, pas 2 vitesh mungesë në skenë. Në një intervistë së fundmi për emisionon ”Mirage”, këngëtarja ka pranuar se është e dashuruar prej kohësh ndërsa ka folur për herë të parë edhe për planet e saj për martesë. Leonora ka treguar edhe arsyen pse ajo nuk ka ndërmend të bëjë dasëm: ”Nuk e di por për momentin nuk kam plane dasme. Dasmat asnjëherë s’më kanë pëlqyer se je në qendër të vëmendjes. Çifti s’kënaqet, ata që vijnë në dasëm kënaqen më shumë, ndoshta s’bëj dasmë fare”.