Interi bën një ofertë qesharake për Lukakun, United e refuzon menjëherë

Vazhdon të rritet hendeku me Romelu Lukakut dhe Interit. ESPN raporton se së fundmi zikaltërit kanë bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh, e cila është refuzuar menjëherë nga Djajtë e Kuq, të cilët kërkojnë 80-85 milionë euro.

 

Ditën e djeshme në fakt “The Times” raprtoonte se Interi u afrua shumë duke bërë nj propozim prej 84 milionë eurosh, por mesa duket nuk ka qenë një ofertë zyrtare.

Ky skenar ndan edhe më shumë skuadrat që po sfidojnë njëra-tjetrin në International Champions Cup. Lukaku nuk është përfshirë as për këtë ndeshje nga trajneri Solskjaer. /Koha Jone/