I nxehti afrikan kap edhe Shqipërinë, temperaturat rriten nga nesër, e mërkura 40 gradë

Shqipëria pritet që të përfshihet në ditët e mbetura të muajit korrik nga një valë e të nxehtit afrikan.

Vala e temperaturave të larta do të nisë nesër, ndërsa përpos vendit tonë do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit me epiqendër Francën.

Vlerë maksimale e temperaturave nesër do të jetë 37 gradë. Dita më e nxehte do të jetë e mërkura me 39 gradë deri në 40 gradë.

Në këto ditë të nxehta mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell sidomos nga të moshuarit dhe fëmijët gjatë orëve të mesditës kur është edhe vapa më e madhe. Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë lëngje.