Elbasan, loja e shahut e kthyer në traditë

Në ditën botërore të shahut, pensionistët janë ata që nuk e kanë braktisur asnjëherë lojën e vjetër me origjinë misterioze. Ata këshillojnë edhe të rinjtë që të bëhen pjesë e këtij sporti i cili sipas tyre zhvillon edhe mendjen.

Çdokush që ka kaluar së paku një herë në sheshin “Aqif Pasha”  në Elbasan padyshim që ia kanë  tërhequr vëmendjen  “lojtarët“ e shahut .

Pothuajse çdo ditë Mentorin, Nexhipin dhe Petritin i gjen bashkë duke luajtur shah. Prej më shumë se 40-vitesh ata ushtrojnë shahun jo profesionist dhe prej vitesh arena e tyre është sheshi i qytetit.

“50 vjet, edhe kalojmë kohën, si pensionista që jemi me ato të ardhura kalojmë kohën edhe në funksion të lojës vëmë trurin në lëvizje”

“Kemi 40 vjet që luajmë”

Ata tregojnë se ky sport ka të bëjë më së shumti me zhdërvjelltësinë mendore dhe përqendrimin sesa më aftësitë fizike ndaj për këtë arsye ata ia këshillojnë të gjithëve sidomos të rinjve.

“Shahu është gjimnastika e trurit. Sa më shumë të luash më mirë është”

“Sporti i mendjes”

20 Korriku njihet si dita botërore e sportit të Shahut,lojës së vjetër me origjinë ende misterioze.

/Ora News