Edhe unë do jem atë ditë në Hagë për Ramushin, por jo për kryeministrin e Kosovës!

Nga Kreshnik Spahiu*
Unë kam vendosur të udhëtoj drejt Gjykatës së Hagës, për ta mbështetur për herë të tretë Ramush Haradinajn. Dhjetra miq nga diaspora do më shoqërojnë në këtë rrugëtim.
Kam qenë i vetmi politikan nga Tirana që kam udhëtuar dy herët e para kur është arrestuar nga gjykatat speciale, por jam dhe i vetmi politikan që nuk e takoja Ramush Hardinajn kur ai merrte karrigen e kryeministrit.
Sërish do jem atje në dyert e gjykatës së Hagës, por jo më pas në dyert e Kryeministrisë së Prishtinës nëse ai ri-kthehet në detyrë.
Ramushi është historia e lavdishme e krijimit të shtetit të dytë shqiptar dhe për atë duhet mitizuar në piedestal por jo për aftësitë apo paaftësitë për të qeverisur shtetin e ri.
Kosova është sërish e varfër, sërish e izuluar, sërish e braktisur, sërish e korruptuar, sërish e mashtruar, sërish e paintegruar.
Kosova është thjesht e pavarur, dhe kjo është e vetmja pjesë që ne duhet krenohemi me Ramushin dhe Kosovën. Asgjë më shumë, por në këtë moment duhet jemi patriot dhe të mbështesim liderin e luftës çlirimtare të Shqipërisë Veriut dhe jo kryeministrin e Kosovës. Ka kohë më vonë për kritika.
Ramush Haradinaj nuk është vetëm…
Ejani dhe bashkohuni kauzës rreth mikut tonë kuqezi, rreth shqiptarit të madh, rreth Gjergj Kastriotit të ri.
Unë do i bashkohem në Hagë, Ramushit dhe vëllezërve të tij trima. Miku duhet në ditë të vështira dhe jo kur i ka hipur kalit.
Shqipërinë e dua se jam shqipëtar. Kosovën pak më shumë se jam kosovar!

(Fotot-Arkivë / Në dy arrestimet e para në Gjykatë)