Ed Sheeran kryeson listat me 3 këngë

Ed Sheeran ka kryesuar listat e albumeve dhe këngëve në Britani, pas publikimit të albumit të tij të ri, ”No 6 Collaborations Project”. Albumi rezulton është më i shitur për këtë vit.

Kënga ”Beautiful People” në bashkëpunim me Khalid, mban vendin e parë në tabela pas dy javësh në vendin e tretë. Kjo është kënga e shtatë e Ed Sheeran që zë vendin e parë në listat e Britanisë. Dy këngë të tjera nga albumi janë në Top 5.

”Take Me Back to London”, në bashkëpunim me Stormzy mban vendin e 3, ndërsa Cross Me me Chance the Rapper dhe PnB Rock, renditet në vendin e 4. Ndërsa vendin e dytë në listat britanike e mban kënga Señorita e Shawn Mendes dhe Camila Cabello.