Dorëheqja e Haradianajt, përsërit historia pas 14 vitesh

Pasditen e së premtes, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës. Përmes një konference për shtyp, Haradinaj tha se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale, ku do të paraqitet si qytetar i thjeshtë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur atij i është dashur të heqë dorë nga një detyrë e lartë shtetërore. Pasi ishte ftuar nga Tribunali i Hagës me 8 mars të vitit 2005, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit. 14 vite më vonë, Haradinajt i përsëritet historia.

Liderit të AAK-së, iu desh të lërë sërish postin e shefit të qeverisë, pasi kësaj radhe u ftua nga një gjykatë e re, e cila po ashtu e ka selinë në Hagë. Më 3 prill 2008 trupi gjykues nga Tribunali Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi e shpalli të pafajshëm Haradinajn.