Bllokimi i lokaleve të natës, Rama: Zero tolerancë

Kryeministri Edi Rama, thekson se lokalet në kryeqytet vazhdojnë të mbyllen për mos lëshim të kuponit tatimor. Rama nënvizon se për çdo abuzues me ligjin, për çdo subjekt që nuk lëshon kuponin tatimor, do të ketë zero tolerancë. “Stop informaliteti! Lokalet e natës në Tiranë kanë nisur të bllokohen ligjërisht për mos lëshim kuponi! Zero tolerancë për çdo abuzim me ligjin”, shprehet Rama. Ministria e Financave ka nisur zbatimin e Planit Operacional kundër informalitetit ku prioritet është kontrolli te bizneset për kuponin tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave.