Vllaznia prezanton trajnerin e ri, Mirsad Jonuz

Vllaznia ka prezantuar zyrtarisht ish-trajnerin e Maqedosë së Veriut, Mirsad Jonuz. Vetëm dy ditë pas lajmërimit klubi shkodran e kishte gjetur trajnerin, 57-vjeçari mbërriti në Shkodër, për të firmosur kontratën.

 

Në fjalët e tij të para si trajner i kësaj skuadre, njeriu që ka provuar të drejtojë edhe përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut është shprehur se arsyeja pse zgjodhi të nisë këtë eksperiencë të re është emri i madh i Vllaznisë. Kuqeblutë do të synojnë që të bëjnë paraqitje pozitive pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.