Traileri i filmit miliona dollarësh “masakrohet” nga rrjeti

Vetëm pak orë më parë u publikua traileri i filmit të titulluar “Cats” (Macet), i cili mezi pritej nga publiku. Për çudinë e të gjithëve, ndjekësit në rrjet betohen se s’kanë parë gjë më të tmerrshme, pavarsisht milionave të investuara në të.

Një mori artistësh të famshëm pjesëmarrës në film si Taylor Swift, James Corden, Jennifer Hudson, Idris Elba, Jason Derulo, Judi Dench nuk arritën ta bënin trailerin tërheqës për sytë e publikit, që shpresonte se ai do të ishte filmi i vitit.

Ishte Taylor Swift, aktorja kryesore, ajo që publikoi në profilin e saj në Instagram trailerin por ndjekësit e kanë detytuar të bllokojë komentet për shkak të gjërave që kishin shkruar.

Madje, në “Twitter” kanë nisur të bëhen ‘meme’ me trailerin, i cili duket se është kthyer në kryefjalën e ditës.

“Nëse dikush dëshiron të kalojë një mankth sonte, le të shikojë trailerin e “The Cats”, ndërshkimi ynë për filtrat e snapchatit.”, shkruhet në një nga memet më të ripostuara.