Spiropali: Vetëm një Shqipëri e tillë i vlen të gjithë shqiptarëve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nw rrjetet sociale pas mbylljes se sensionit parlamentar.

 

“Ky sesion parlamentar, që ishte nga më të rëndësishmit në historinë e pluralizmit tonë post-diktatorial, e bindi politikën e paduruar shqiptare se të nxish, të dhunosh, të bojkotosh, të mos marrësh pjesë, nuk të çon kurrkund tjetër veçse në humbje.

Janë durimi, qëndresa, koherenca, toleranca, arsyeja, përgjegjshmëria, mirëkuptimi, që i vlejnë Shqipërisë, dhe vetëm një Shqipëri e tillë i vlen të gjithë shqiptarëve”, shkruan Spiropali.