Shkollat e larta-maturantëve: Orientohuni nga tregu i punës

Kur kanë mbetur pak ditë nga përzgjedhja e degëve për studimet e larta, drejtuesit e universiteteve këshillojnë maturantët që të orientohen nga tregu i punës. ”Duhet të mendojnë sesi do t’i shërbejnë karrierës së tyre për t’u punësuar. Ekonomia është një nga degët që krijon hapësira punësimi”, shprehet Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

1200 kuota do të ketë vit fakulteti i ekonomisë. Kule thotë se nuk do të ketë rritje të tarifës së shkollimit dhe as pagesa shtesë për provime të mbartura. Universiteti më i lakmuar, ai i Mjekësisë, këtë vit ka ndryshuar kriteret e pranimit duke i përshtatur me kurrikulën e gjimnazit. Ndërsa notat mesatare të kandidatëve që pranohen në degët e mjekësisë i afrohet.

Sipas një studimi të bërë nga vetë Universiteti i mjekësisë, ka rezultuar se jo të gjitha 10-t janë të vërteta. Vetëm 35% e studentëve të pranuar në Mjekësi kanë ruajtur notën e shkollës së mesme. Universiteti synon zhvillimin e një konkursi krahas maturës shtetërore. Është këtë vit maturantet janë të orientuar nga degët e profilit shoqëror. Ndërsa kandidatët me rezultate shumë të larta garojnë për Mjekësinë, Inxhinieritë, Ekonominë dhe Drejtësinë.