Seancë për dhënien e mandatit, ish-kryebashkiakja e LSI bën kërkesën e papritur

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme në seancën gjyqësore ku pritet t’i jepet mandati, kandidatit fitues të PS, Nure Belba.

Rira i është drejtuar me një letër gjykatës së Elbasanit, ku mes të tjerash ajo kërkon të jetë e pranishme në seancën gjyqësore, pasi sipas saj kandidati tjetër është shpallur fitues në një proces gjyqësor, që siç e thekson ajo është i paligjshëm.

“Ky proces i paligjshëm e bën mandatin e tij automatikisht të paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të vërtetohet nga ana e gjykatës si kryetar bashkie”, shkruan Rira ndër të tjera në letër.