Reali e refuzoi për James, Atletico hidhet në sulm për Eriksen

Atletico Madrid e ka gati alternativën nëse dështon që të transferojë James Rodriguez nga Realit. Los Colchoneros janë refuzuar nga Los Blancos për shkak të rivalitetit mes tyre, por Simeone e ka gati zgjidhje dhe do të tentojë që të afrojë Christian Eriksen.

 

Presidenti Enrique Cerezo shumë shpejt do të bëjë një ofertë për yllin danez, i cili është ende i paqartë për të ardhmen. Afrimi i Joao Felix për 126 milionë euro nuk do të jetë i vetmi për ekipin madrilen që kërkon të rivalizojë dy gjigantët Barcelona dhe Real.

Tottenham ndërkohë duket e gatshme për të hequr dorë nga Eriksen, pasi së fundmi po shfaq shumë interes për mesfushorin e Romës, Zaniolo, i cili luan të njëjtën rol në mesfushë. /R.Lika-Koha Jone/