PS kërkesë Gjykatës së Tiranës

Partia Socialiste i ka kërkuar këtë të premte Gjykatës së Tiranës të njohë Agim Kajmakun si kryebashkiak të Vorës. Kërkesa e PS është e firmosur nga Edi Rama. Dy ditë më parë, Gjykata e Tiarnës nuk e konfirmoi mandatin e Agim Kajmakut për të marrë postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pasi shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim të tillë. Në vendimin e dhënë nga Gjykata që në datën 15 korrik, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Vendimi sipas saj, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë. Të njëjtën praktikë, PS ndoqi edhe për Durrësit. Mandati i Valbona Sakos nuk u konfirmua fillimisht nga Gjykata dhe pas kërkesës së PS dha një vendim tjetër, ku konfirmoi mandatin.