Pochettino e thotë hapur: Nëse do të fitonim Championsin, do të ikja nga Tottenhami

Mauricio Pochettino ka konfirmuar se do të ishte larguar nga Tottenhami në rast se do të kishte fituar finalen e Champions League. “Spursat” u mposhtën 2-0 nga Liverpooli më 1 qershor, teksa strategu argjentinas pa t’i kalonte para syve shansi i artë për të triumfuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

 

“Pas 5 viteve në një projekt të vështirë me Tottenham, është folur shumë, por mënyra se si kemi luftuar na ka bërë një ndër ekipet më të forta në Angli dhe në Europë. Shumë gjëra mund të të vijnë ndër mend, por gjithmonë kam vendosur klubin para vetes.

Ndoshta nëse do të ishte një rezultat, mund të ishte një moment për t’u larguar dhe për t’i dhënë klubit mundësinë për të hapur një kapitull të ri me një tjetër trajner”, deklaroi Pochetttino. /R.Lika-Koha Jone/