Pas Durrësit, PS kërkesë Gjykatës: Njihni mandatin e Agim Kajmakut në Vorë

Pas Durrësit, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të bashkisë të dalë nga 30 qershori, Agim Kajmaku. PS i është drejtuar me një kërkesë zyrtare gjykatës së Tiranës, për të njohur Kajmakun si kryetarin e re të Bashkisë së Vorës, e qeverisur deri tani nga demokratët.

Më 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës, vendim që u publikua dy të ditë më parë.

Në vendimin e trupës gjykuese, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.