Nudo dhe e veshur? Dy kopertina në Elle France për Laetitia Casta

Në fund të viteve 90 Laetita Casta ka qenë një nga top modelet më të kërkuara nga stilistët dhe fotografët, shumë e famshme në çdo cep të botës.
Gjoks i bukur, buzëqeshje jo e përsosur, sy të kaltër si deti i Korsikës së saj. Casta ishte një modele ndryshe nga të tjerat dhe për këtë ishte shumë e dashur për të gjithë.

Nga imazh i L’Oreal tek protagoniste në pasarelat e Victoria’s Secrets, në ato vite Laetitia nënshkruante kontrata njëra pas tjetrës. Pasi la modelingun, Casta u fut në botën e kinemasë dhe në atë të mëmësisë.

Ajo ka një vajzë, Sahteene, nga i dashuri i parë Stephane Sednaoui dhe dy të tjerë Orlandon dhe Athena, nga ish-i i saj Stefano Accorsi.
Tani në moshën 41 vjeçare, Laetitia Casta kthehet në revista, si protagoniste e numrit të kësaj jave të Elle France, duke u shfaqur nudo dhe me look transparent.

Janë të dyja kopertinat që i kushtohen asaj, të një Casta që del nga uji si një Ninfë sensuale me një fustan të zi, transparent, të Maison Rabih Kayrouz dhe në një tjetër foto shfaqet e zhveshur dhe e ulur. Në fotot e Blair Getz Mezibov, Laetitia Casta fikson kamerën me atë shikimin e saj të ëmbël dhe sensual, që në një moment na kthen pas 20 vite. Koha për të duket se vërtetë ka ndalur.

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri