Nga birra tek stilolapsat, Korea Jugut bojkoton markat japoneze! Intensifikohen mosmarrëveshjet

Sapo menaxheri i supermarketit më të madh në Seul, Cho Min-hyuk, nisi punën ditën pasi Tokio imponoi kufij në eksportet me Korenë e Jugut, ai tërhoqi të gjitha prodhimet japoneze nga raftet. Kjo ishte mënyra e Cho për të marrë një qëndrim kundër Japonisë në një mosmarrëveshje politike dhe ekonomike që po përkeqësohet me ritme të shpejta midis dy fqinjëve lindor aziatikë.

Një zemërim i tillë ka nxitur një bojkot të përhapur të produkteve dhe shërbimeve japoneze, nga birra tek veshje dhe udhëtime, duke prishur bizneset të cilat ishin tashmë nën klimën më të keqe ekonomike për Korenë e Jugut në një dekadë.

Cho, i cili menaxhon një supermarket Purunemart 1500 metër katror në Seul, e mori këtë nismë vullnetarisht. Mbi 200 supermarkete të tjera dhe dyqane ushqimore po bëjnë të njëjtën gjë, sipas Shoqatës së Korea Mart, një grup tregtar që i përfaqëson ato. “Japonia duke ushtruar presion mbi Korenë e Jugut nëpërmjet frenave të eksportit, duke mos treguar as pendesë për veprimet e saja të mëparshme, kjo është krejtësisht e papranueshme“, tha Cho, duke shtuar se rënia prej 10-15% në shitjet e tija tashmë nuk do të mundin t’i ndryshojë mendjen.

Tensionet diplomatike u intensifikuan që kur një gjykatë e Koresë së Jugut vitin e kaluar i urdhëroi kompanitë japoneze që të kompensonin koreanët të cilët u detyruan të punonin për pushtuesit japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 4 korrik, në hakmarrje të dukshme, Japonia kufizoi eksportet e materialeve të teknologjisë së lartë me Korenë e Jugut, por mohoi se masa ishte e lidhur me çështjen e kompensimit. Tokio citoi “menaxhimin e papërshtatshëm” të eksporteve të ndjeshme, ndërkohë që mediat japoneze raportonin që disa artikuj përfunduan në Korenë e Veriut. Seuli e ka hedhur poshtë këtë akuzë. (Reuters)

/ SCAN