Neymar: Messi futbollisti më i mirë, Ramos rivali më i vështirë (VIDEO)

Neymar ka dhënë të tjera sinjale që ende është i lidhur shumë me Barcelonën. Duke folur për “Oh My Goal”, braziliani ka thënë se: “Messi është futbollisti më i mirë më të cilin kam luajtur. Për mua është futbollisti më i mirë në botë që kam parë duke luajtur. Së bashku kemi formuar një dyshe fantastike. Për mua ka qenë nder që të luaja me të dhe ende është miku im”.

Ylli i PSG nuk heziton që ta quajë Sergio Ramos “kundërshtarin më të mirë me të cilin është përballur, ndërkohë që si portierin më të mirë ka përzgjedhur Victor Valdes.

Në fund jep një koment edhe për Vinicius Junior: “Ai është futbollisti i mirë më i mirë dhe mendoj se me kalimin e kohës do të bëhet një futbollist i madh. Do të jetë një nga me të mirët dhe do të luftojë edhe për “Topin e Artë”. /R.Lika-Koha Jone/