Minoriteti rom dhe egjiptian protestuan para kryeministrisë

Minoriteti rom dhe egjiptian, u bënë bashkë në një protestë përballë Kryeministrisë, pasi e kanë të pamundur për të paguar energjinë elektrike. Këta qytetarë kërkojnë që të zbatohet ligji, i cili i vjen në ndihmë familjeve në nevojë. Ata kërkojnë miratimin e VKM-së, që përcakton se kush janë familjet që përfitojnë nga ky ligj. ”Kemi dalur të protestojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ka një ligj që u siguron atyre mbështetje dhe ne sugjerojmë apo ata kërkojnë që të paktën deri në 210 kiloëat të jetë falas për familjet në nevojë dhe kjo nuk u kushton asgjjë”.