Michelle Obama, gruaja më e admiruar në botë

Sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi nga YouGov, ka shpallur Michelle Obama-n gruan më të admiruar në botë dhe sigurisht, jo pa arsye. Ish-zonja e parë e Amerikës është kthyer në model frymëzimi për shumë gra në të gjithë botën. Impakti dhe popullariteti i saj pati rritje sidomos këtë vit, me hedhjen në treg të librit të saj autobiografik “Becoming”, i cili numëron me miliona kopje të shitura në mbarë botën.